Ka arritur të arratiset nga QKUK-ja një i burgosur, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor. Nga raporti i sotëm policor, theksohet se rasti ka ndodhur më datë 4 të këtij muaji.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke vuajtur dënimin në burg për shkaqe shëndetësore ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nën përkujdesje të dy gardianëve”, thuhet në raport.
I njëjti më 04.07.2019 ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.