×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi nga SHKK

    Arratiset për herë të 9 nga burgu Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e policit rus

    Reporteri
    06 Korrik 2024 | 11:24

    Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e policit rus të UNMIK-ut, është arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës. Për këtë arratisje ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Në një njoftim për medie, ShKK-ja ka treguar se tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës për këtë arratisje.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.

    Ai është gjithashtu përfitues i vikendit. Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji.

    Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

    Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R.” – njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar drejtorin e burgjeve, Ismail Dibrani, për ta pyetur rreth këtij rasti, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!