×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestime në pikën doganore në Vërmicë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 23:52

    Policia e Kosovës ka kryer arrestime të shumta në pikën e Doganës së Kosovës në Vërmicë.


    Express raporton se janë arrestuar katër kontrabandistë dhe katër doganierë, nën udhëheqjen e prokurorit Admir Sejdiu.

    Ata kanë qenë në një vëzhgim disamujor, si të përfshirë në korrupsion.

    Të arrestuarit dyshohet që në mënyrë ilegale, përmes korrupsionit, kanë lejuar që të futen në vendin tonë, nga Shqipëria, sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por ata nuk e kanë hapur telefonin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!