×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimet në Komunën e Klinës, vjen reagimi i kryetarit Zenun Elezaj

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 20:51

    Departamentin Special i Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë është ka zhvilluar sot një aksion në tri komuna, përfshirë edhe komunën e Klinës.


    Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj ka thënë se i mbështesin organet e drejtësisë në zbatimin e ligjit dhe vënien e drejtësisë.

    Elezaj shpreson që kjo komunikatë të mos ndikojë në hetimet e Prokurorisë, ndërsa beson se hetimi duhet të jetë i drejtë.

    “Ne duam që as kjo komunikatë të mos ketë efekt në hetimet, e as që duhet të paragjykohet si e tillë. Përkundrazi besojmë se hetimi duhet të jetë i drejtë dhe i shpejtë ashtu që institucionet të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Në rast të kundërt, si kryetar i komunës së Klinës vlerësoj se organet e drejtësisë duhet të përmbahen nga veprimet që mund të prodhojnë precesione politike, për çka dua të besoj se nuk ka një arsye të tillë. E nëse organet e drejtësisë shndërrohen në vegla politike ose vihen në shërbim të politikës, kjo do të ishte një fatkeqësi dhe rrezik për sundimin e ligjit dhe demokracinë

    Shpresojmë̈ dhe urojmë që organet e drejtësisë të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe e vërteta të del në shesh sa më parë”, shkroi Elezaj në Facebook.

    Nga ky operacion i Njësitit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Komunën e Klinës u arrestua drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe Ali Gashi, zyrtar në kuadër të kësaj drejtorie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!