×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i “Nazmi Bio Mulakut”, policia: Mashtronte qytetarët kinse po i shëron

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 10:57

    Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e djeshëm të një personi që pretendonte në TikTok se shëronte sëmundje të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

    I njohur si “Nazmi bio Mulaku”, policia thotë se ai mashtronte qytetarët kinse do t’i shëronte nga sëmundet.

    Me vendim të prokurorit, ai dhe një person tjetër janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    USHTRIM I KUNDËRLIGJSHËM I VEPRIMTARISË MJEKËSORE APO FARMACEUTIKE&MASHTRIM

    Vushtrri 16.07.2024 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar se kishin ushtruar veprimtari mjekësore pa pasur kualifikime profesionale, duke mashtruar persona të ndryshëm kinse janë duke i shëruar nga sëmundje të ndryshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!