Policia në Wolfsburg të Gjermanisë ka të ditur se ka arrestuar 12 punëtorë shqiptarë, të cilët punonin ilegalisht.
Po ashtu, sipas mediave vendase në momentin kur po afroheshin makinat e doganës, tre punëtorë shqiptarë kanë tentuar të largohen. Ndërkohë, pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ata nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani.
Fillimisht tetë prej tyre kanë treguar dokumente false identiteti të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtare të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, pavarësisht tentativës së tyre, autoritetet i dërguan punëtorët në polici për ekzaminim më të saktë të dokumenteve dhe për marrje në pyetje.
Doganierët me këtë rast kanë konstatuar se disa nga punëtorët kanë qenë duke marrë padrejtësisht ndihma sociale ose kanë qenë të regjistruar në mënyrë fiktive si persona me veprimtari të pavarur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.