×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 3 persona në Gjilan, konfiskohen kompjuterë, para e telefona

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 10:44

    Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar 3 persona në dy lokacione të ndryshme në Gjilan për shkak se kishin organizuar lojëra të fatit-bixhoz.


    Një person është arrestuar rreth orës 17:30 në qytetin e Gjilani.

    Si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizor, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro para të gatshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Dy persona të tjerë janë arrestuar në fshatin Dobreqan të Gjilanit në ora 19:30. Si prova materiale janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, katër monitor, një printer, tre televizor dhe 38.60 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!