×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dhjetë persona në Ferizaj për bixhoz të paligjshëm

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 10:38

    Stacioni policor i Ferizaj pas një informate të pranuar, ka realizuar një kontrollë në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj, ku dyshohej se në një lokal ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit.


    Gjatë bastisjes në këtë lokal janë hasur 10 persona duke luajtur bixhoz.

    Të gjithë personat janë legjitimuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt për intervistim.Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj pronarit është iniciuar rasti penal ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ‘’, ndërsa ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mos respektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30, sipas vedimit të fundit të Qeverisë së RKS-së.

    Me vedim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:

    – 156 qipa (zhitona)

    – 10 palë letra bigjozi dhe një sasi e parave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!