×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy 16-vjeçarë të dyshuar për grabitje

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 10:09

    Dy persona të moshës 16-vjeçare janë arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Prishtinë, pasi dyshohet se kryen grabitje në fillim të këtij muaji.


    Policia bën të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se bëhet fjalë për dy raste të ndara të grabitjeve që kanë ndodhur më 2 dhe 6 dhjetor, në Lagjen e Spitalit, ku dy femrave iu janë grabitur me forcë çantat e krahut.

    Personat e arrestuar kanë inicialet E.B dhe E.B, të dy të moshës 16-vjeçare dhe shtetas të Republikës së Kosovës. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!