Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave gjatë ditës së djeshme në Pejë.
Sipas policisë, në periudhën tetor-nëntor 2023, njëri nga të dyshuarit i kishte dhënë tjetrit para që të kryente një vrasje ose të shkaktonte dëme të mëdha materiale. Që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë Tetor-Nëntor 2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.