×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona nën dyshimin se vodhën 12 telefona në një lokal në Podujevë

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 10:17

    Dy persona janë arrestuar, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë vjedhur 12 telefona në një lokal në Podujevë.


    Rasti ka ndodhur më 17 janar në ora 04:10, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon Samsung që dyshohet se është vjedhur në lokalin mobil shop”, thuhet në raport.

    Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe  një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

    Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!