Më datë 05. 05. 2021, rreth orës 19:48, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën Bekim Berisha ne Pejë, dy persona të pa njohur, të maskuar e nen kërcenim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë 350 euro.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Tutje është bërë e ditur se vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
“Pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal me datë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit me inicialet A.H., lindur 1996, D.T., lindur 2001.
“Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët:
– Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12) copë fishek.
– Një armë gjahu gjysme automatike (pumparice)
Me Urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.