×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër persona të kërkuar në Pejë

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 14:39

    Policia e Kosovës, dje, me qëllim të realizimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, ka realizuar planin operativ ”Ekzekutimi i urdhëresave penale me burg”.

    Përmes një njoftimi për media, nga PK-ja thuhet se janë kërkuar për arrestim gjithsej të shtatë (7) persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale, katër (4) nga ta janë arrestuar.

    Sipas Policisë, dy nga personat e arrestuar janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë në Gjykatën Themelore në Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!