Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.
Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Ferizaj, pas një pune hetimore, më 12.07.2019, në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar tre të dyshuar.
Një mashkull dhe dy femrat e arrestuara (njëra nga to shtetase e Shqipërisë) dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.
I dyshuari dhe të dyshuarat e arrestuar janë: Sh. L. viti i lindjes 1985 m.k.sh. G. I. viti i lindjes 1995 f.k.sh. dhe A. Gj. viti i lindjes 1991 f.sh.sh.
Me vendim të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.