×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Pejë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 14:54

    Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar sot tre persona, të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje të rënda dhe vjedhje. 

    Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave tё dyshuar, ku janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armë e ftohtë (thikё) dhe sende të ndryshme tё cilat dyshohet se janё vjedhur në disa lokacione tё ndryshme.

    “Pas intervistimit nga hetuesit, dy tё dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janё ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i mitur ёshtё liruar në procedurё të rregullt”, thuhet në njoftim./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!