×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre të mitur për një vjedhje në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 22:51

    Tre të mitur janë arrestuar nga policia sot, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq.


    Këtë për të ditur Agron Borovci, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

    “Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e rastit ku dyshohej të jenë vjedhur pajisje elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore”.

    “Mbledhja e informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë si dhe një hetimi shpejtë preliminarë ka rezultuar me identifikimin e të dyshuarve të mundshëm si dhe arrestimin e tyre. Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve policia ka lokalizuar edhe vend fshehjen e gjërave të vjedhura të cilat janë gjetur nga ana e policisë për tu kthyer më pas në shkollën e sipër cekur”, ka thënë Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!