×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 18-vjeçari nga Tophanja i dyshuar për disa vjedhje të rënda

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 17:46

    Sot në lagjen Tophane në Prishtinë, hetuesit policorë të stacionit Policor Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë ne Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa vjedhjeve të rënda.


    Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

    “Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve në ai që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:
    – E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda ,që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, njofton Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!