×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 20 vjeçari që ishte në kërkim nga Policia

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 15:42

    Njëzet vjeçari M.M është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai ishte në kërkim.


    Për kapjen e tij Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë.

    Njoftimi i Policisë: 

    Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

    Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Peran të komunës së Podujevës, arriti të arrestoj personin e kërkuar;

    · M. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

     

    I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Së këndejmi që nga 01 janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve, policia e rajoni të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!