×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 25-vjeçari nga Klina, për gjetjen e tij ndihmuan qytetarët

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 10:34

    Policia e Kosovës ka arrestuar 25-vjeçarin Kushtrim Bojaj i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


    Sipas policisë deri tek arrestimi i tij ka ardhur pas bashkëpunimit me qytetarët.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26.02.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: KUSHTRIM (Luan) BOJAJ, i cili kërkohej për veprën penale:

    “Vjedhje e rëndë”

    Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 22.04.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.

    I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor

    Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

    Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

    Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!