Policia e Kosovës ka arrestuar Andi Pajazitin, i njohur me nofkën Italiani i cili është njëri prej të dyshuarve kryesorë për plagosjen e katër personave në klubin e natës ‘Duplex’ në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur një sinjalizues nga lagjja “Velania” në Prishtinë.
23 vjeçari është kapur nga forcat e rendit duke e rritur në tre numrin e të arrestuarve nga grupi i dyshuar prej shtatë anëtarësh që udhëhiqet nga Astrit Mehmeti i njohur me nofkën ‘Llepota’, shkruan Gazeta Sinjali.
Mehmeti dhe të dyshuarit tjerë të identifikuar, që dyshohet se janë implikuar në këtë ngjarje,janë ende në kërkim të policisë.
Në konfliktin e armatosur kishin mbetur të plagosur katër pjesëtarë të sigurimit të lokalit, Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala.
Astrit Mehmeti është emër i njohur për Policinë e Kosovës, dyshohet se është i implikuar edhe në raste të tjera të kësaj natyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.