Është arrestuar edhe një person si i dyshuar në rastin e vrasjes së 26 vjeçarit në Prizren.
Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ai është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prizren 06.07.2024-23:50. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Po gjatë ditës së djeshme, policia ka njoftuar se një shtetas i Turqisë është arrestuar si i dyshuar për rastin e therjes më thikë të 26-vjeçarit nga Prizreni, i cili ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të marra një ditë më herët.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u tha në raportin 24-orësh të Policisë.
Një shtetas turk arrestohet për rastin e therjes së 26-vjeçarit në Prizren, që vdiq në QKUK
Viktima të shtunën ishte gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “Bazhderhane” në Prizren.
Sipas Policisë ai dyshohet se ishte therur dhe më pas ishte hedhur në rrugë nga një veturë./Reporteri.net/