×
  • Lajme
  • Lajme / Lajmi i fundit

    Sonte u arrestua edhe një i dyshuar për spiunazh në Mitrovicë

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 22:26

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person për spiunazh, përcjell Reporteri.net.

    “I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

    Prokuroria Speciale e Kosovës më 5 qershor njoftoi se janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për spiunazh.

    Në një njoftim për media, Prokuroria tha se dy shtetasit kosovarë u arrestuan të mërkurën pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”.

    Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh

    “Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhej në njoftim.

    Siç raportoi gazeta online Reporteri.net, të arrestuarit janë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dy të nacionalitetit shqiptar.

    Policia, në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për këto arrestime. Siç bën të ditur policia, gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera./Reporteri.net/.

    “Armë, municion, maska, kompjuterë e telefona”, Policia tregon çka u konfiskua në shtëpitë e të dy të arrestuarve për spiunazh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!