×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet edhe një person për rastin “Duplexi”, Llepota ende në arrati

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 9:44

    Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar edhe një të dyshuar për rastin që ka ndodhur më 9 nëntor në rrugën “ Rinia” në diskotekën “Duplex” ku janë plagosur katër persona.


    Sipas njoftimit, i ndaluari dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë dhe lëndim trupor.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia thotë se rasti vazhdon të hetohet.

    Në këtë rast, katër persona janë plagosur me armë zjarri, ndërsa gjashtë persona ndodhen në arrati si të dyshuar. I dyshuari kryesor për këtë rast është Arsim Mehmeti, i njohur si “Llepota”, i cili ende ndodhet në arrati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!