Policia në Gjakovë ka arrestuar një person, i cili ka shantazhuar ish-të dashurën. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë, ku i dyshuari kishte kërkuar 10 mijë euro si dëmshpërblim nga ish-e dashura e tij.
Me këtë rast, i dyshuari ka dëmtuar edhe pronën e viktimës, duke ia thyer derën e oborrit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nga viktima kishte kërkuar 10,000 (dhjetë mijë) € si dëmshpërblim nga ish e dashura e tij dhe se gjatë asaj kohe i ka thyer derën e oborrit”, ka bërë të ditur policia.
Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.