Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për hedhjen e granatës në tregun e kafshëve në Prizren, javën e kaluar, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj të njëjtit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Arrestohet personi i cili ishte në kërkim/Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e policisë.
Të mërkurën e 22 nëntorit kishte ndodhur një shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë mbetën të lënduar 10 persona.
Incidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pas konfliktit mes dy palëve.
Njëri nga të dyshuarit u arrestua menjëherë, derisa më 23 nëntor, Gjykata e Prizrenit ia caktoj atij masën e paraburgimit prej një muaji./Reporteri.net/
Shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të lënduar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.