Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Prizren.
Rasti është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ku thuhet se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë ndaj tij. Gjatë kontrollit në trup të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë”, bëhet e ditur në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.