Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur në Suharekë.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka pranuar aktin dhe është duke u hetuar.
“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.