×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni i policisë

    Arrestohet Korab Gashi, i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 22:52

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të vitit të kaluar në në argjendari në Suharekë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ndodhej në arrati nga nëntori i vitit të kaluar.

    “Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024  gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë. I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, Dukagjin Gashi, njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë ishte vrarë  në fund të muajit nëntor, në Prishtinë, gjatë operacionit të Policisë së Kosovës për kapjen e grupit kriminal ku pjesë e tij ishte edhe vëllai i tij, Korab Gashi, i cili u kap më 1 korrik të vitit 2024 nga Policia e Kosovës.

    Ndërkohë gjatë aksionit të policisë së Kosovës më 30 nëntor të vitit të kaluar, – ku pati edhe shkëmbim zjarri me Policisë, e ku si pasojë u vra i dyshuari Gashi -, Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë edhe katër të dyshuar tjerë në lidhje me të njëjtin krim. Dy prej tyre janë Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli.

    Bujar Basha, siç raportoi gazeta online Reporteri.net, është emër i njohur për autoritetet e sigurisë në vend. Ai është një ish i dënuar për grabitje tjera të armatosura në Kosovë, si dhe për arratisjet e bujshme nga Burgu i Dubravës.

    Ndryshe, më 22 nëntor të vitit 2023 kishte ndodhur plaçkitja e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, ishte plagosur në këmbë një polic i Kosovës.

    Ky është njëri nga plaçkitësit e argjendarisë në Suharekë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!