Ridvan Ademi, i shumë kërkuari nga policia për grabitje të shumta në Kosovë, është arrestuar.
Burime të Reporteri.net tregojnë që Ademi është arrestuar në Bruksel.
Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës që konfirmojnë se në bashkëpunim me policinë belge në Belgjikë kanë arrestuar një person por se thonë janë në process të verifikimit të indetitetit të saktë për shkak se i njejti posedon document identifikimi të një shteti tjetër.
“Pas një bashkëpunimi profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe autoriteteve belge ne Belgjikë është arrestuar një person i dyshuar, ku të njëjtit i jane gjetur ne posedim dokument identifikimi të një shteti tjetër, prandaj në bashkëpunim aktiv me autoritetet atje jemi në proces te verifikimit të të gjitha rrethanave përfshirë edhe ekzaminimet e nevojshëm për përcaktimin e identitetit të saktë konform procedurave ligjore”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, për Reporteri.net.
Ai më tej thotë se pavarësisht përpjekjeve të individëve të dyshuar për t’i ikur drejtësisë, Policia e Kosovës është e përkushtuar që të ndërmerr veprime të vazhdueshme në funksion të zbatimit të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave te dyshuar të involvuar në aktivitetet të kundërligjshme kurdo dhe kudo që ata ndodhen.
Kujtojmë se Ademi ishte pjesë e grupit me Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin që po kryenin grabitje të shumta, ku cak ishin bankat, pikat e shitjes së naftës dhe marketet dhe veturat. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.