Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Mehmet Begraca’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.I (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij, duke ju shkaktuar edhe lëndime trupore.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal për Dhunë në Familje.
Pas intervistimit nga hetuesit rajonal dhe verifikimit të tij , i njëjti ka rezultuar se ishte në kërkim, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ditëve (90).
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.