×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë për sulm fizik ndaj gruas, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 10:43

    Është arrestuar një person në Fushë-Kosovë i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas ka shtënë me armë zjarri.

    Në raportin 24 orësh, po ashtu thuhet se ky i fundit është fjalosur edhe me famijarët e gruas, ku më pas në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 34 fishekë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjaret e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!