Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën për përfshirje në tri (3) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve’, raste këto të raportuara në dy javët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane dhe qendra tregtare në Mitrovicën e Jugut.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 28 maj 2021, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarën F. S., 34 vjeçare (femër), shtetase e Republikës së Kosovës, pasi e njëjta dyshohet që në lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale të vjedhjeve.
Në cilësi të provave materiale tek e dyshuara janë gjetur dhe janë sekuestruar mallra dhe gjësende të ndryshme.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.