×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Arrestohet një person, dyshohet se ishte pjesë e një grupi që falsifikonte dokumente

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 18:45

    Është arrestuar edhe një person që dyshohet se me një grup falsifikonin dokumente. Policia e Kosovës ka thënë se Sh.E. është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Muaj më parë sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në koordinim me njësitë e rendit të Policisë së Kosovës, kishte ndërmarrë një operacion që pati rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të dokumenteve të zbrazëta (blanko) të shteteve të ndryshme dhe pajisjeve që shërbejnë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

    Në janar të këtij viti njësitë e Policisë në Prishtinë kishin ndaluar një automjet me targa vendore, që drejtohej nga i dyshuari me inicialet F.K., ku gjatë kontrollit ishte zbuluar sasia e madhe e dokumenteve të zbrazëta.

    “Pas hetimeve të mëtejme, në të njëjtën ditë, në një shtëpi të dyshuar në lagjen Veternik të Prishtinës është zbuluar një laborator i pajisur me makina të ndryshme lazerike, printerë dhe pajisje të tjera që përdoren për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si dhe dokumente blanko me kopertina të shteteve të ndryshme të Evropës dhe botës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!