×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, kërkohej për shitblerje të narkotikëve

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 16:56

    Sot rreth orës 14:00 policët kufitarë në Aeroportin Ndërkombëtar ” Adem Jashari” në Prishtinë kanë ndaluar personin e kërkuar P.H. (34), i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj.

    Ai po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve me dënim tri vjet e gjashtë muaj burgim dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët që sa herë kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!