×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Klinë, falsifikoi dokumente lidhur me veteranët e UÇK-së

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 16:21

    Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot, sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Klinë, ka realizuar bastisje në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për krime ekonomike, në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gremnik të komunës së Klinës.


    Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Xh.M., është gjetur dokumentacion i falsifikuar që ndërlidhen me listat e veteranëve.

    I dyshuari Xh.M. është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për ndalimin e tij 48 orë.

    Javën e kaluar, Prokuroria Themelore e Pejës, lidhur me listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 21 personave, për veprat penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”, nga neni 403, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!