×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Arrestohet një person në Leposaviq për posedim të armëve dhe municionit

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 10:25

    Policia e Kosovës e ka dërguar në mbajtje një person tek i cili janë gjetur armë, municion e gjëra të tjera të ndaluara, konkretisht në pjesën malore të një fshati të Leposaviqit, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se nën dyshimin që ky i fundit posedon edhe armë të tjera, është kontrolluar shtëpia e tij, ku gjatë kontrollit janë gjetur një armë gjysmë automatike, një pushkë, një pushkë ajrore, fishekë kalibrash të ndryshëm, disa thika e një xhaketë me pajisje tjera ushtarake.

    “Dërgohet në mbajtje një person tek i cili janë gjetur disa armë, municion e gjëra tjera të ndaluara Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore për të ofruar rend e siguri, në pjesën veriore të vendit, konkretisht në pjesën malore të një fshati të Leposaviqit, kanë hasur një person të dyshuar me një pushkë gjuetie me municion. Nën dyshimin e bazuar se personi i dyshuar R.M., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) posedon edhe armë tjera, është kontrolluar shtëpia e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe: një armë gjysmë- automatike, një pushkë 8.75mm, një pushkë ajrore, fishekë kalibrash të ndryshëm, disa thika e një xhaketë me pajisje tjera ushtarake”, thuhet në komunikatë.

    Në përfundim, thuhet se për rastin është njoftuar prokurori, me akt-vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!