×
  • Lajme
  • Lajme / Periudha janar-shkurt

    Arrestohet një person në Novobërdë, dyshohet për dhunim dhe detyrim

    Reporteri
    12 Maj 2024 | 8:33

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Novobërdë pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka detyruar të dashurën e tij të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, shkruan Reporteri.net.

    Poashtu ai nën kërcënim e shantazhe e ka detyruar atë t’i jap para.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNIM & DETYRIM& LËNDIM I LEHTË TRUPOR

    Novobërdë Janar-Shkurt-2024 –NN . Me 11.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij, viktimën femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte detyruar viktimën t’i jap para në shuma të ndryshme. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!