×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person që po kërkohej nga Policia, dërgohet në Dubravë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 10:28

    Një person i cili ishte në kërkim me urdhërarrest, është arrestuar të mërkurën në fshatin Gllarevë të Klinës.


    Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie, shkruan Reporteri.net.

    Në komunikatë bëhet e ditur se personi i arrestuar ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej 10 muajsh në Qendrën Korrektuese në Dubravë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!