×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Arrestohet nje person te Dheu i Bardhë, i ofroi policit 20 euro ryshfet

    Reporteri
    03 Nëntor 2024 | 9:23

    Policia ka arrestuar një person që u ka ofruar para të gatshme 20 euro në formë ryshfeti, dje në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

    “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, tha policia.

    “Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!