×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një polic në Lipjan, dyshohet se ka ngacmuar një grua

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 17:57

    Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “ngacmim”.


    IPK përmes një komunikate ka njoftuar se kishte pranuar informacione sot nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprime të kundërligjshme.

    “Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar edhe ankuesen (femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë). Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

    Komunikata e plotë:

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “ngacmim”.

    IPK kishte pranuar informacione sot nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprime të kundërligjshme.

    Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar edhe ankuesen (femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë).

    Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

    Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!