Është arrestuar në rajonin e Gjilanit njëri nga personat e dyshuar lidhur me shpërthimin në tregun e kafshëve mëngjesin e së mërkurës.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Shaqir Bytyqi, togeri i policisë në Prizren.
Bytyqi tha se hetuesit janë atje dhe do të kryejnë bastisje bashkë me zyrtarët policorë të Gjilanit.
“Lidhur me këtë rast, një nga të dyshuarit që ishte larguar nga vendi i ngjarjes veç është ndaluar dhe është në stacionin policor të Gjilanit. Hetuesit tanë janë atje do kryejnë bastisje se bashku me kolegët nga Gjilani të cilët i falënderojmë për bashkëpunim. Për veprimet tjera do ju mbajmë të informuar me kohe”, tha Bytyqi për Reporteri.net.
Ndërsa, i dyshuari tjetër, Gazeta Online Reporteri.net mëson se ka kërkuar ndihmë sot mjekësore në Kliniken Emergjente të QKUK në Prishtinë, ku edhe është duke u trajtuar, derisa Policia e Kosovës është duke e trajtuar infortën dhe pritet arrestimi i tij.
Ndërkohë që sipas informacioneve zyrtare, 9 të plagosurit si pasojë e sulmit janë duke marrë ndihem mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Sot me date 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu i kafshëve ne Prizren. Nga informatat e pare dyshohet se 9 perona kane pësuar lëndime nga shpërthimi i një granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka dal në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në vendngjarje kane dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë, njofton PK’ja që ka shtuar se “tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”.