Një 22 vjeçar është plagosur me armë zjarri në qendër të Mitrovicës rreth orës 21:10 afër lagjes “Agim Hajrizi” nga një person i maskuar, shkruan Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për komunën e Mitrovicës Avni Zahiti, i cili ka thënë se dyshohet se është plagosur një person me armë zjarri.
Ndërkaq i njejti ka thënë se policia ka arrestuar një person të dyshuar.
“Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur, një person i dyshuar është arrestuar, policia po zhvillon hetime lidhur me rastin”, ka thënë Zahiti.
Ndërkaq mësohet se viktima ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.
Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.
Ajo ka thënë se sipas informatave që ka në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.
ustafa-Hakaj ka konfirmuar se i plagosuri ka qenë me vetëdije kur ka arritur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ku edhe e ka marrë ndihmën e pare.
E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe QKUK-ja ku kanë treguar se personi i lënduar ka lëndime në të dyja këmbët me plumb si dhe ka thyerje të kockave.
“Në QKUK ka ardhë një person dhe ka lëndime në të dy këmbët me plumb, ka thyerje të ashtit. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe viti i lindjes së tij është 1997”, ka thënë Avdush Bajgora nga QKUK. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.