×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Arrestohet shoferi i kamionit për aksidentin e rëndë në Veternik, tetë persona të lënduar

    Reporteri
    12 Tetor 2024 | 8:36

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Veternik, që bllokoi gjithë Prishtinën.

    Vozitësi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa dje u raportua për 11 persona të lënduar, sot Policia në raportin 24 orësh thotë se nga ky aksident janë lënduar tetë persona, pesë burra dhe tri gra, shkruan Reporteri.net.

    Poashtu dje u raportua se janë përfshirë 11 vetura në aksident e një kamion, sot Policia thotë se të përfshira në aksident janë shtatë veturave.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – Veterrnik, Prishtinë 11.10.2024 – 14:30. Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!