×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të reja

    Arrestohet shoferi që dyshohet se e goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

    Reporteri
    31 Mars 2025 | 8:39

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor në Bresje.

    Në njoftim thuhet se trupi i pajetë është dërguar në mbajtje.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes”.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton policia. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!