Tre deputetët e LDK-së, që dolën kundër vendimit të partisë për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, kanë arritur në Kuvend.
Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk kanë ndërruar qëndrim, sipas shefit të tyre të Grupit Parlamentar, Arben Gashit, që para gazetarëve tha se vendimi i tyre është i njëjti sikurse dje, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka thënë edhe vetë Selmanaj duke hyrë në sallë.
“Nuk jam person që i ndërroj qëndrimet”, tha shkurt ai.
Të njëjtën e ka deklaruar edhe Veliu se qëndrimi i tij mbetet po i njëjti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.