×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsa, vajza e Astrit Deharit feston ditëlindjen, tortën e merr dhuratë nga Albin Kurti

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 18:42

    Arsa, vajza e Astrit Deharit sot ka ditëlindjen.


    Është gjyshi i saj, Avni Dehari që ka ndarë një foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet duke festuar ditëlindjen e mbesës së tij, bashkë me bashkëshorten, Xhemilen dhe Artën, gruan e Astritit.

    Avniu ka treguar se tortën e ditëlindjes Arsa e ka dhuratë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për çka e ka falënderuar, shkruan Reporteri.net.

    “Albin, faleminderit shumë për tortën për ditëlindjen e Arsës. Të fala të përzemërta
    Arsa, Arta , Xhemilja dhe Avniu”, ka shkruar Avniu.

    Kujtojmë se Astrit Dehari ka vdekur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor të vitit 2016. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!