×
  • Lajme
  • Lajme

    Artane Rizvanolli për marrëveshjen 236 milionëshe me MCC: Dëshmi e miqësisë unike të Kosovës me SHBA’në

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 23:41

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se arritja e marrëveshjes 236 milionë dollarëshe me MCC’në, është dëshmi e miqësisë unike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.net

    Përmes një postimi në Tëitter, Rizvanolli ka falendëruar MCC’në për pritjen dhe ekipet për punën.

    “Faleminderit, @MCCgov, që na pritët ne dhe të dy ekipet për punën e zellshme. Ishte një javë intensive, por po aq emocionuese dhe e këndshme – një dëshmi e partneritetit dhe miqësisë unike midis vendeve tona dhe njerëzve tanë”, ka shkruar Rizvanolli.

    Kosova arrin marrëveshjen me MCC-në, përfiton projektin mbi 236 milionë Dollarësh për energji

    Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka njoftuar se sot kanë përmbyllur negociatat me Qeverinë e Kosovës për një marrëveshje në sektorin e energjisë.

    Vlera e kësaj marrëveshje është 236.7 milionë dollar dhe sipas MCC e forcon Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    “”Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë negociatash produktive për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar e Kosovën në sektorin e energjisë”, thuhet në postimin e MCC në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!