Asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili ka lavdëruar Yllkën, duke thënë se do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Kurtit:
Asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.
Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A.
Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.