×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblistit të PDK-së i dështon propozimi që Halil Kastrati të shpallet qytetar nderi i Mitrovicës

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 16:58

    Asamblistit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Remzi Rrahmani, nga radhët e PDK’së, i ka dështuar sot propozimi i tij drejt Kuvendit, për të shpallë Halil Kastratin, qytetar nderi të Mitrovicës.


    Propozimi i tij nuk kishte marrë votat e mjaftueshme të asamblistëve, e një gjë e tillë Rrahmani thotë që ta ketë befasuar.

    Megjithatë asamblisti Rrahmani shpreson që një iniciativë e tillë do të mbarojë herdo kur.

    “Sot në seancën e 20-të të Kuvendit Komunal, bëra një kërkesë shumë legjitime dhe shumë njerëzore, që humanisti HALIL KASTRATI të shpallet qytetar nderi i Komunës së Mitrovicës. Propozimi im nuk morri dritën e gjelbër nga asamblistët e pozitës në këtë Kuvend. Emri i Halilit nuk guxon të shndërrohet në temë politike, ngase ai i tejkalon këto përmasa. Sot, asamblistët treguan qëndrimet e tyre, që për mua ishin jo natyrshëm refuzuese. Me bindje se kjo ide e imja është nisur me sinqeritet, me sinqeritet do të mbaroj herdo kur”, ka shkruar ai në Facebook.

    Halil Kastrati është drejtues i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” me seli në Prizren. Ai është bërë i njohur në publikun kosovar, për ndihmën që ua bën familjeve të varfra përmes shoqatës së tij humanitare.

    Tash së fundi ai ka nënshkruar edhe disa memorandume bashkëpunimi me disa kryetar komunash nëpër Kosovë, për ndërtimin e disa shtëpive të reja, për skamnorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!