×
  • Lajme
  • Lajme

    Ashkenazi: Izraeli do të vizitohet nga një delegacion i Kosovës për t’i vënë gjërat në lëvizje

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 20:21

    Ministri i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi dhe ministrja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilluan një bisedë telefonike sot gjatë ditës. Këtë e konfirmoi vet Ministria e Jashtme e Izraelit në twitter. Madje në shkrim thuhet se Izraeli do të vizitojë Kosovën me një delegacion për t’i vënë gjërat në lëvizje.


    Në bisedën telefonike u diksutua lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve.

    Ministri Ashkenazi gjithashtu falënderoi ministren kosovare për iniciativën për të hapur ambasadën e Kosovës në Izrael. Gjithashtu, ai e falënderoi edhe për vendimin që mori Kosova që Hezbollahu të shpallet organizatë terroriste.

    Gjatë zhvillimit të bisedës, ministrat diskutuan lidhur me mundësit e bashkëpunimit në zgjerimin e marrëdhënieve të shteteve, si dhe mundësive të reja në Lindje të Mesme.

    Ndërsa Haradinaj-Stublla ka thënë se diskutimi me diplomatin izraelit ka qenë për përkushtimin e plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me interes të përbashkët.

    “Pranova ftesën e Z. Ashkenazi për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, ka thënë ministrja.

    “E sigurova homologun tim izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nderuar gjithashtu mikun dhe aleatin tonë të madh të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I konfirmova Z. Ashkenazi edhe qëllimin tonë për të hapur Ambasadën tonë në Jeruzalem”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!